E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rezultati për Tiranën, shtyhet mbledhja KQZ-së

Shtyhet mbledhja e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve ku do shpallet edhe rezultati përfundimtar për bashkinë e Tiranës. Komisioni Qëndor i Zgjedhjeve kishte lajmëruar se do të mblidhet në orën 10:00 por mbledhja është shtyrë për në orën 12:00 të mesditës së sotme.
Ndërkohë mbrëmjen e djeshme KQZ-ja përfundoi numërimin e fletëve të hedhura në kutitë e gabuara ndërkohë që sot pritet që të bëhen edhe përllogaritjet përfundimtare të tabelave përmbledhëse për kryeqytetin.

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka miratuar vendimin për 11 njësitë e kryeqytetit në të gjitha pikat e tij, ndërsa në mbledhjen e sotme ky vendim pritet të miratohet në tërësi.
Sot pritet që KQZ-ja të miratojë edhe tabelën përmbledhëse për njësinë 5 dhe vetëm pas nxjerrjes së tabelës për këtë njësi do të kryehet edhe përllogaritja.

Ndërkohë pas numërimit të 125 kutive ku gjendeshin fletët e kontestuara, rezultuan 171 vota për kandidatin e “aleancës për qytetarin” Lulzim Bashën dhe 83 vota për kandidarin e “aleancës për të ardhmen” Edi Rama. Duke përllogaritur rezultatin paraprak ku kandidati i majtë rezultonte me 10 vota përpara, diferenca mes dy kandidatëve është 78 vota në favor të Lulzim Bashës.

 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›