Pranga hajduteve të dyqaneve të veshjeve, grabisnin fustane e xhinse
Elbasan- Rudina Dajlani 42 vjeçe dhe Alketa Shabhini 30 vjeç kanë rënë në prangat e policisë dhe ka nisur procedimi penal për 37-vjeçaren me iniciane N.D banuese në Tiranë, pasi dyshohen se janë autore të disa grabitjeve nëpër butiqe.
Polcia thotë se në bashkëpunim me njëra-tjetrën gratë kanë vjedhur dyqanet e shtetasit M.L duke marrë 40 fustane dhe më pas kanë vjedhur një dyqan rrobash duke arritur të marrin prej andej 20 palë xhinse.
Mësohet se grabitja e butik Milanos’ në Elbasan në muajin prill ka patur si autore këto tre femra, të cilat kanë marrë prej andej veshje të ndryshme.
Një ditë më parë një 23-vjeçare ka rënë në pranga të policisë së Tiranës, pasi akuzohej për vjedhje në dyqanet e kryeqytetit. Njësia Shqiponja, arrestoi sot në flagrancë shtetasen me iniciale S.Sh, teksa tentonte të grabiste artikuj në një dyqan. 23-vjeçarja ishte vënë prej kohësh në ndjekje nga policia pasi këta të fundit kishin marrë sinjalizimie se ajo kryente aktivitetin e saj.
Qytetarët e kishin pikasur dhe më pas i kishin denoncuar vjedhjen e artikujve në polici. 23-vjeçarja grabiste në zona të ndryshme të kryeqytetit artikuj të ndryshëm si veshje e aksesorë të ndryshme dhe madje dhe në arkat e parave.
Julian Hoxhaj/IDEA/