Shpërthen Dritan Dajti: Duçkollarin e vranë kolegët e tij pas shpine, do rrëfej krimet e tjera
Tiranë- Dritan Dajti ka deklaruar sot në gjyq se oficerin e njësisë speciale Saimir Duçkollari e kanë vrarë kolegët e tij pas shpine.
Dajti sot, siç edhe kishte paralajmëruar më parë, pohoi se Duçkollari sështë vrarë siç thotë policia nga gjoksi në shpinë, por plumbi sipas Dajtit është qëlluar pas shpine duke përshkuar më pas gjoksin.
Sipas të pandehurit të drejtësisë shqiptare ekspertiza ka falsifikuar vendin e ngjarjes e ka fshehur provat, duke ia faturuar atij të katra vrasjet e policëve në zonën e plazhit në Durrës vite më parë.
Mesa duket ky ka qenë edhe ngurrimi i madh i policisë për të dëshmuar në gjyq dhe informacioni me të cilin Dajti pretendon se mban peng policinë.
Dritan Dajti ka paralajmëruar se javën tjetër do të hapë kutinë e Pandorës dhe do të flasë se Arjan Muça ish-shefi i grupit të ndërhyrjes për kapjen e Dajtit është i implikuar edhe në të paktën dy vrasje të tjera policësh.
Aktualisht Arjan Muça është përgjegjës për sigurinë e gjyqtarëve të Krimëve të Rënda.