E Diel, 1 Nëntor 2026

Pranga ish drejtorit të FSDKSH/ Në kërkim administratori i CFO farma, masa sigurie dhe për disa zyrtare

Me urdhër të Prokurorisë se Tiranës, policia ka arrestuar ish drejtorin e Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor Spartak Zekja ndërsa është shpallur në kërkim administratori i CFO Pharma, Frigul Milla, për shkak se dyshohen se kanë ngritur një skemë mashtrimi duke falsifikuar dokumente për te përfituar nga rimbursimin i disa barnave.

Në total janë dhënë 8 masa sigurie, ku për punonjësen e Fondit, Romina Agalliu është vendosur masa e detyrimit te Paraqitjes, për Zade Malin dhe Esjana Gjishtin është vendosur masa e Pezullomit nga detyra dhe Ndalim i Daljes jashtë vendit. Po ashtu për, Alba Zylfo dhe Jona Berberi është dhënë masa detyrim paraqitje dhe ndalim daljeje jashtë vendit. Ndërsa për Lorela Ballabani, administratore e njërit prej subjekteve të përfshirë në këtë skemë mashtrimi është dhënë masa detyrim paraqitje dhe ndalim daljeje jashtë vendit.

Hetimet kanë nisur, pas denoncimit re një distributori tjetër faramaceutik të bërë disa muaj më pare.

Sipas Prokurorisë së Tiranës, i shpalluri në kërkim, Frigul Milla për të cilin është vendosur nga Gjykata masa e sigurisë “arrest me burg” në mungesë si i dyshuar për “Falsifikimi dokumentesh” dhe fshehje të te ardhurave, ka përdorur dy depo faramaceutike “Pharma Plus” dhe “Nedix Albania” duke paraqitur të dhëna të rreme sikur ka blerë nga këto subjekte dy medikamente që përdoren për sumndje kronike të frymarrjes.

Dy depot farmaceutike në fjalë kanë falsifikiar faturat e blerjes në inventaret që kanë bërë. Prokuroria thotë se Shpërndarësit “Pharma Plus” dhe “Medix Albania”, janë të themeluar “de fakto” nga pronari i “CFO Pharma”.

Konretisht “Pharma Plus” ka deklaruar  2000 kuti “Foster” dhe 1107 kuti “Trimboë” në vlerë 10 milion lekë të reja, pa asnjë blerje. Ndërsa “Medix Albania” ka deklaruar 4000 kuti “Foster” dhe 11 500 kuti “Trimboë”, në vlerë  60 milionë lekë, pa asnjë blerje.

Fakti, i miratimit të këtyre inventareve fiktive si dhe lidhja e kontratave të këtyre subjekteve nga zyrtarë të Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor sipas Prokurorise tregon qartë përfshirjen e zyrtarve të Fondit si pjesë e kësaj skeme.

Spartak Zekja në cilësinë e Drejtorit të Përgjithshëm të Fondit ka nënshkruar Kontratë për barnat që ribursohen me shpërndarësit Farmaceutik “Pharma Plus” pavarëisht se kishin falsifikuar dokumentet.

Punonjëset e fondit Romina Agalliu, Zade Mali dhe Esjana Gjishti, duhet të kontrollonin fizikisht medikamentet që kishte përshkruar në listën e inventarit, administratorja e subjektit “Nedix Albania’ Lorela Ballabani por ky verpim nuk është bërë prej tyre./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›