E Hënë, 2 Nëntor 2026

Lëvizte me armë zjarri/ Lushnje, vihet në pranga 33-vjeçari

Një 33-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shtetit, në Lushnje, në kuadër të operacionit policor të koduar “Operacionalja 72”.

Enrik Çela u arrestua në flagrancë në lagjen “Loni Dhamo”. Arma e zjarrit pistoletë automatike, u sekuestrua me cilësinë e provës materiale, së bashku me një krehër me 11 fishekë.

Ai akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›