E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pranga italianit vodhi arkivat e kompanive ajrore

Akuzohet se vodhi informacionin e klienteve te kompanive ku kishte punuar. Ia shiste punedhenesve te rinj

Denoncimi pas alarmit te shoqerive te fluturimit pasi klientet e tyre ishin telefonuar per te udhetuar me rivalet e tyre


Tirane- Nje italian i akuzuar per vjedhjen e te dhenave te arkives dhe te klienteve te fluturimeve u arrestua te shtunen ne mbremje nga zyra e Hetimit te Krimeve Kompjuterike ne Policine e kryeqytetit pasi kater kompani te ndryshme fluturimesh kishin denoncuar vjedhjen e te dhenave te tyre nga sistemi i tyre kompjuterik.


Fabio Maria Abate 36 vjec me shtetesi dhe kombesi italiane u arrestua nga Drejtoria e Policise se kryeqytetit ne baze te vendimit te Gjykates se Shkalles se Pare ne Tirane me akuzen e nderhyre ne arkivin kompjuterik te nje shoqerie qe operon ne linjat ajrore nga Rinasi ne drejtim te destinacioneve te vendeve te ndryshme te Europes. Fillimisht policia ka marre denoncim nga nje kompani ajrore se te dhenat e saj kishin perfunduar ne duart e nje kompanie te huaj te fluturimeve.


Kompania emri i se ciles nuk jepet nga policia mori ankesa nga kliente te ndryshem qe ishin kontaktuar nga nje kompani rivale qe iu kishte atyre ofruar ne komunikimet me telefonat apo e-mail-eve mundesine per te fluturuar me linjat e tyre.


Nje fakt i tille beri qe shoqeria menjehere te denonconte ne policine e kryeqytetit per vjedhjen e te dhenave te arkives se saj ku behej fjale per informacionet personale te klienteve. Hetimi mesohet se nisi gjashte muaj me pare nga policia e kryeqytetit e cila nisi verifikimin e te gjithe personave te larguar nga puna nga kompania apo qe ishin larguar me deshiren e tyre.


Nga verifikimi i te dhenave doli se Abate ishte i larguar edhe nga kompani te tjera nga ku kishte vjedhur te dhenat ne te njejten menyre nga kompjuteret e e duke perdorur flashdsik USB hardisqe te jashtme si dhe laptope.


Me pas ne momentin kur ai largohej nga puna nga kompania ku punonte te dhenat e fituara nga kompania e meparshme ia ofronte nje kompanie tjeter. Te dhenat sipas burimeve te policise ose shiteshin ose i ofroheshin kompanise ndersa Abate perfitonte nje status te privilegjuar ne kompanine e re.


Nje sistem te tille pune mesohet se 36-vjecari Italian e kishte perdorur ne disa raste pergjate dy viteve te fundit kur kishte jetuar ne Shqiperi. Policia tha se dyshohet se personi te kete vepruar ne nje forme te tille ne dem te se paku kater e te ndryshme per te cilat po verifikohen te dhenat.


Nderkaq policia tha se nuk ka te dhena nese kompanite perfituese i kane blere te dhenat nga italiani Abate apo ai i ka perdorur pa autorizimin e tyre. Policia tha se ishte duke e verifikuar kete fakt.


Abate u ndalua ne banese me te fejuaren e tij


Mbremjen e se shtunes Policia e Tiranes trokiti ne nje apartament ne afersi te ministrise se Drejtesise ku banonte me qira prej pak vitesh Fabio Abate bashke me te fejuaren e tij nje vajze te huaj jo italiane.


Pas prezantimit te policise Abate luajti fillimisht rolin e te cuditurit por me pas kerkoi urdhrin e arrestit te Gjykates. Kur policia ia tregoi kete atehere ai u dorezua. Akuzoheni per nderhyrje ne rrjetet kompjuterike dhe per vjedhje te informacionit- i komunikoi atij nje perkthyes ligjor i autorizuar ndersa i lexonte vendimin e gjykates se Tiranes.


Pas ketij veprimi italiani pranoi te shkonte ne polici ndersa efektivet blu i vune atij prangat. Ne banese policia i gjeti dhe i sekuestroi atij objekte dhe sende te ndryshme qe jane perdorur per vjedhjen e te dhenave si 5 laptope 3Aparate fotografike 9 telefona celulare 13 pajisje te ndryshme kompjuterike si hardisqe 178 CD te ndryshme 5 USB dhe 17 karta memorie te ndryshme.


Ne keto material policia tha se kishte gjetur nje sasi te konsiderueshme materialesh dhe te dhenash qe dyshohet se jane vjedhur nga kompanite e ndryshme.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›