Vizite ne kullen e kryeministrit Sali Berisha ne Vicidol

Per te hyre ne ate qe ka mbetur nga kulla e Berishajve ne Vicidol nuk eshte aq e lehte. Ca djelmosha qe bejne rojtarin e rrenojave nuk te lene ti afrohesh lehte nderteses se ciles vetem muret prej guri i kane mbetur. Djemte nuk ti pertojne sharjet e renda qe ne fjalet e para.
Ndertesa me numer 259 me frengji qe shohin nga shpatet e Shkelzenit ndodhet ne mesin e rruges nga Tropoja per ne Kosove. Kulla duket menjehere sapo ke marre kthesen dhe ke hyre ne Vicidol perballe faqes se zbardhur nga debora ne Shkelzen. Nga rruga mund te shohesh vetem pjesen e shembur te saj nje mori guresh te rene dhe traresh te kalbur.
Aty jetojne ende disa familje te fisit Berisha rruga eshte e pashtruar e njerezit duken te varfer. Ndertesa eshte lene ne meshire te kohes qe kalb traret dhe ia rrezon nje nga nje guret. Ne katin e pare ne vend te portes ka nje zgaver te madhe. Ne katet e siperme te nderteses eshte e pamundur te shkelesh pasi duket se nje te shtyre do e tere ai grumbull guresh do te rrenohet sa hap e mbyll syte.
Pjesa me e madhe e shtepise prej vitesh sherben vetem si stalle lopesh. Ne mes ka nje sac te madh ku pjekin buken e perditshme rojtaret e rrepte te saj. Ata jane kumbaret e kryeministrit Berisha.
Sulejman Pitomina Berisha dhe familja e tij prej vitesh jeton ne shtepine ngjitur dhe kujdeset per kullen e Berishes. Sulejmanit i kane thene qe se shpejti ndertesa do te kthehet ne muze madje sipas Sulemanit do vine kosovaret dhe do ta ringrene ne kembe kullen e rrenuar te Berishes.
Ne futemi nga zgavra e madhe qe zevendeson deren. Gruaja qe na shoqeron perpiqet te beje ciceronen per fotografen tone te huaj. Kjo eshte oda e miqve-thote gruaja duke na treguar hapesiren ne te djathte te nderteses me pamje nga rruga e nga mali i Shkelzenit. Perpiqemi ta perfytyrojme. Ndertesa eshte rreth 100 vjecare. Berisha eshte larguar nga kjo kulle ne moshen 14-vjecare.
Nderkohe qe gruaja vazhdon te flase per ate qe ka qene me pare ai grumbull guresh rreth nesh eshte grumbulluar thuajse i tere fisi i Berishajve. Jane rreth 5 shtepi ne fshat qe jane kusherinj te larget te Berishes. Njeriu me i afert i gjakut eshte edhe i pari i vendit ne Vicidol. Quhet Hamez Berisha dhe eshte kryeplaku i fshatit.
Djemte e rinj duan te dine me patjeter nga cila gazete vijme dhe a jemi te djathte apo te majte pra a jemi demokrate sipas tyre apo jo. Gjakrat paqtohen vetem kur Sulejmani nis e flet ashtu ngadalshem per lidhjen e forte te tij me kryeministrin e vendit.
Babai i tij ka qene kumbari i Berishes. Fale kesaj lidhjeje Sulejmanit i eshte lene e drejta te rroje me token e kulles se rrenuar. Ai tregon per lidhjen e kumbarise por nuk mban mend ta kete takuar ndonjehere Saliun as tani as me pare. Gjyshi e takonte kryeministrin.
Shkonte ne Tirane dhe e takonte. Ajo qe mund te rrefeje Sulejmani eshte vetem halli qe ka per kullen. Nuk besoj se do te mund te mbaje edhe per shume kohe. atia eshte gati ne te rene- thote duke ngritur koken lart.
As gruaja e tij Hasimeja nuk ka shume qejf te flase. Miqte si ne te paftuar jane nje bela per te. Ka ardhur nuse aty rreth 30 vjet me pare kurse token rreth kulles e perdor prej 8 vjetesh. Kemi tete vjet qe kemi ardhur ketu.
Token e tij e perdorim ne e punojme dhe jetojme. Si shkembim duhet te kujdesemi per kullen e tij. Nuk jetojme ketu ne jetojme ne ndertesen tjeter qe e ka ndertuar xhaxhai i Berishes. Per ne eshte boll mire- thote Hasimeja nusja e kumbarit te Berishes.
Hasimeja duket sikur ka nje ndjesi turpi nga gjendja e kulles packa se pak me tej pamja e vendit ku jeton se bashku me femijet e saj duket me keq se ato rrenoja qe mezi mbahen ne kembe. Vjeshten e kaluar ka ardhur Shkelzeni.
Kryeministri nuk ka ardhur asnjehere ketu. Me sa di une qe kur ka ikur nuk ka shkelur me ne fshat por Shkelzeni erdhi per ta pare vendin. Ndeji ca ore na takoi te gjitheve dhe iku. Mua me dha 50 euro- tregon Hasimja dhe falenderon disa here djalin e kryeministrit per kartmonedhen.
Jetojne ne zgrip te mjerimit dhe merren pergjithesisht me blegtori. Edhe pse u duhet te bredhin dhe copetohen pas lopeve sic ankohet gruaja e Sylejmanit zor se nxjerrin ndonje fitim prej tyre.
Nuk gjejne treg per bulmetin dhe mishin ndersa per kripe dhe buke duhet te shkojne ne Bajram Curri ose ne Kosove. Por nuk ankohen shume. Nuk kane ndonje gje per te thene nuk presin asgje nga e ardhmja. Iu mjafton e shkuara sidomos ajo qe ka lidhje me banorin e kulles se harruar.
Sapo kapercen trotuarin kupton se qyteti mbaron shume shpejt. Rrugicat neper lagjet e pallateve jane thuajse te pakalueshme lopet kullosin si ne fshat
Ne ish qytetin e Bajram Currit
Kryefamiljare te papune dhe lista te gjata borxhesh ne dyqanet ushqimore
Vizita e fundit e kryeministrit te vendit ne Bajram Curri e para pas shume e shume vitesh eshte zhvilluar ne qershor te vitit 2009. Jam sot midis jush para se gjithash per te shprehur krenarine time te madhe krenarine time te pakufishme per ju.
Sikunder dua tiu siguroj ju se kudo qe une ndodhem ne Tirane apo ne metropolet e Evropes dhe te botes ne cdo vend ne cdo takim mendja ime cdo dite vjen tek ju. Vjen ketu ne Tropoje vjen ne kete vend me te dashurin per mua mbi kete dhe - ka deklaruar Berisha.
Ne Bajram Curri si thuajse ne gjithe rrethet e tjere te vendit situata eshte pertoke. I vetmi burim vendesh pune stabile eshte administrata e vogel lokale pra bashki shkolle spital. Por pak e kane ate fat. Burri i Zyhra Hasanajt si shume kryefamiljare te tjere eshte i papune. Vete Zyhraja nuk e ka kapercyer pragun e deres prej 10 vitesh.
Jeton fale lemoshes se fqinjeve te saj se bashku me familjen. 8 vjet me pare eshte vendosur ne lagjen Partizani ne Bajram Curri. Te ardhurat e vetme jane ato te nje pensioni qe shkojne per ilace. Bashkeshorti e ka te pamundur per te gjetur nje pune.
Qendra e Bajram Currit ka shume si ai. shte e populluar me njerez qe enden kuturu. Se paku aty rruga eshte e shtruar por sapo kapercen trotuarin kupton se qyteti mbaron shume shpejt. Rrugicat neper lagjet e pallateve jane thuajse te pakalueshme lopet kullosin si ne fshat.
Hasim elaj qesh me fjalen biznes. Kafenete jane i vetmi biznes- thote me pas. Me pijetoren e tij nuk arrin te nxjerre as 5 mije leke te vjetra ne dite. Njerezit ketu nuk kane shume per te shpenzuar gjithe diten rrijne me nje kafe. Ne fakt Hasimi na jep nje sugjerim te mencur. Lerini kafet shkoni ne ushqimore.
Lumturie Mustafaj ka nje dyqan pas bibliotekes se qytetit. Lista e ushqimeve me shumice eshte aq e gjate sa ajo nuk di cte beje me. te bej edhe po ta mbyll dyqanin nuk kam leverdi se ashtu nuk arrij ti marre ato para - thote Lumturia.
Ne bashkine e qytetit Berisha na buzeqesh nga dy-tre portrete neper dritaret me hekura. E veshtire te mesosh gje aty per te papunet apo planet per te ardhmen. Nga ajo sa thuhet ne bashkine e Bajram-Currit i vetmi investim i perfunduar keto 6 vitet e fundit eshte nenstacioni elektrik.
Projekte te paperfunduara jane rikonstruksioni i rruges Agim Ramadani me nje fond prej 17 milione leke kendi i lojerave ne lagjen Dardania me nje fond prej 5 milione leke linja e grumbullimit te mbeturinave me nje fond prej 2 milione leke ndertimi i nje konvikti me nje fond prej 18.4 milione leke ndertimi i linjes se perpunimit te mbeturinave te qytetit me nje fond prej 2 milione leke etj.
Ne viziten e tij kryeministri inaguroi edhe ujesjellesin e qytetit por uji ne qytet eshte si me pare ndersa ne rrugen Bajram Curri - Valbone qe Berisha e pagezoi me emerin Azem Hajdari nuk ka ende asnje pellembe asfalt.