Pranga për laboratorin e drogës, shtatë të arrestuar, mes tyre edhe tre punonjës të OSHEE

Nga Esido Barkaj
Shtatë persona janë arrestuar nga policia e Tiranës, të akuzuar si autorë të dyshuar, apo si të përfshirë në laboratorin e drogës që u zbulua një ditë më parë në afërsi të Selitës në disa zyra ish-shtetërore.
Erlind dhe Reshit Tresa, Asqeri Likaj si dhe Elvis Lala akuzohen për kultivimin e kanabisit përmes llampave si dhe për vjedhje të energjisë.
28-vjeçari Erlind Tresa rezulton të jetë dënuar më herët në Gjermani për drogë. Në pranga kanë rënë edhe 3 punonjës të OSHEE, Ervis Pashollari, Elton Cenaliu dhe Gëzim Gjonpali.
Këta të fundit dyshohet se mund të kenë patur dijeni për aktivitetin kriminal dhe kanë mbuluar laboratorin e drogës përmes manipulimit të faturave të energjisë elektrike.
Ndërkohë është shpallur në kërkim një tjetër person si bashkëpunëtor i këtij grupi kriminal, ndërsa një 39-vjeçare është proceduar në gjëndje të lirë, pasi dyshohet se kishte dijeni për laboratorin e drogës, por nuk e raportoi në polici.
Gjatë operacionit ‘Tuneli’, u gjetën 193 bimë kanabis të kultivuara në vazo, 100 bimë të thara të futura nëpër thasë, llampa elektrike, ventilatorë, pajisje aspirimi etj.
Denoncimin e beri Ish-deputeti Halit Valteri, i cili kohët e fundit është emëruar në zyrën e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës dhe kishte shkuar për të parë ambjentet e katit të parë të magazinës që janë pronë shtetërore. Ishe deputeti njoftoi ministrin e brendshem Ervin hoxha dhe me pas u vu ne levizje policia./vizionplus.tv