E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pranga te dyshuarit per vrasjen e gruas

Policia e Tiranës ka arrestuar një person të dyshuar për vrasjen e 38-vjeçares Fatbardha Tafaj, pak ditë pranë ish-fushës së aviacionit në kryeqytet.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore zyrtare, sipas të cilave në pranga ka përfunduar shtetasi Aldo Hoxha, 20 vjeç dhe me preçedentë të shumtë penalë.

Burimet saktësojnë se uniformat blu kanë gjetur në kapelen e 20-vjeçarit nga Lapraka gjurmë gjaku që dyshohet të jetë i shtetases Fatbardha Tafa.

Gruaja 38-vjeçare u vra pasditen e 7 gushtit teksa po shëtiste në këmbë me të motrën dhe fëmijët e saj në zonën periferike të kryeqytetit.

Fatbardha Tafa u qëllua për vdekje me thikë nga dy të rinj në sy të fëmijëve të saj, ndërsa motra e saj, Lumturie Gjana, mbeti e plagosur.

Policia u vu menjëherë në aksion dhe deri paraditen e 8 gushtit në gjashtë komisariatet e policisë së Tiranës u shoqëruan rreth 200 vetë, të dyshuar për grabitje të ndryshme.

Ndërsa nga hetimet e mëtejshme, ekspertët e policisë arritën të formonin identikitin e njërit prej autorëve, bazuar edhe në dëshminë e një prej fëmijëve të viktimës, i cili e kishte parë një prej agresorëve.

Autoritetet thanë se njëri nga grabitësit, ai që drejtonte motorçikleten, ishte me trup normal, por në fytyrë mbetej i paidentifikuar për shkak të një skafande, e cila raportohet të ketë qenë me ngjyrë të zezë dhe e shkruar me ngjyra të hapura.

Ndërsa personi tjetër, që dyshohet të jetë i arrestuari i sotëm, kishte të vendosur në kokë një kapele me ngjyrë jeshile të errët, i  dobët, rreth 1.70m dhe dyshohej se kishte moshën nga 18 deri deri jo më shumë se 20 vjeç, që përputhet me atë të personit të arrestuar.

Për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarve ishin vënë 20 numra telefoni në përgjim dhe janë kontrolluar dhjetë servise makinash, pasi mendohej se autorët kishin shitur motorin për të humbur gjurmët.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›