E Diel, 1 Nëntor 2026

Zbulimet në Durrës, 92 varre të epokës helenistike

Zbulohen 92 varre të periudhës helenistike në lagjen numër 8 në Durrës, duke nxjerrë në dritë dhjetra gjetje të reja që shtojnë vlerën e pasurisë arkeologjike të qytetit bregdetar.
 

Nga gërmimet e ditëve të fundit në një shesh ndërtimi, arkeologët mbikqyrës kanë zbuluar një varrezë me dhjetra varre helenistike që datojnë nga periudha e shekullit të dytë para erës sonë e deri në atë të antikitetit tonë të shekullit të katërt.
 

Mbikqyrësi i zbulimeve arkeologjikë, Surja Lela, tha se nga kërkimet e deritanishme janë gjetur eshtra skeletore, të vendosur në drejtimin lindje-perëndim që datojnë nga shekulli i dytë para erës sonë e deri në shekullin e katërt të erës sonë.
 

Pas zbulimit të plotë të varreve, nga ana e specialistëve arkeologjike do të bëhet inventarizimi dhe dokumentimi i plotë i objekteve, për ti kaluar më pas atropologëve, të cilët do të nisin studimet përkatëse. Ndërsa një pjesë e objekteve të ekspozueshme do ti shkojnë Muzeut të qytetit, me qëllim që të jenë të vizitueshme për personat e interesuar.  
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›