E Enjte, 5 Nëntor 2026

Pranga të riut në Vlorë, akuzohet për të paktën 8 vjedhje

Arrestohet në Vlorë, bashkëutori i shumë vjedhjeve në këtë qytet.

Forcat “Shqiponja”, morën informacion për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, dhe arriten ta prangosin atë gjatë operacionit të koduar “Storm 2”.

18-vjeçari me iniciale S.V, ishte shpallur në kërkim në janar të këtij viti.

I riu, në bashkëpunim me një shtetas tjetër (të arrestuar më parë në kuadër të këtij operacioni), dyshohet se është autor i 8 rasteve të vjedhjes në qytetin e Vlorës.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›