E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pranga të riut, "përdhunoi" kushëririn 4 vjecar

Policia arrestoi nën akuzën e "kryerjes së marrëdhënieve seksuale me dhunë me të mitur" 19 vjecarin. Pjesëtarët e dy familjeve fshehën incestin. Sherri në lokal zbuloi ngjarjen e rëndë. 

LUSHNJE- Policia e qarkut të Fierit arrestoi dje një 19 vjecar nën akuzën e "kryerjes së marrëdhënieve seksuale me dhunë me të mitur". Sipas policisë i riu Elidon Nezha akuzohet se ka përdhunuar kushëririn e tij 4 vjecar. Ngjarja mësohet se ka ndodhur 5 muaj më parë, dhe dy vëllezërit Nezha kanë tentuar ta mbajnë të fshehtë nga opinioni.
Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Fierit, bëjnë me dije se 5 muaj më parë, 19-vjeçari Elidon Nezha i kishte thënë kushëririt të tij të mitur, djalit të xhaxhait se do të shkonin për të zënë bretkosa në moçalin e fshatit. Kur është kthyer në banesë vogëlushi ishte kërcënuar nga Elidoni që të mos hapte gojë.Megjithatë fëmija u ka treguar prindërve se çfarë i kishte ndodhur. I shokuar nga ngjarja, babai i viktimës i ka zënë derën vëllait të tij dhe i ka thënë që të mos e lejonte më të birin që t'i afrohej banesës dhe lokalit që kishte në pronësi. Nga frika e gjykimit të opinionit, pjesëtarët e dy familjeve Nezha kanë vendosur që të heshtin, ndërkohë që nuk hynin e dilnin në banesat e njëri-tjetrit. Ndërkaq, mbrëmë, 19-vjeçari Elidon Nezha ka shkuar në lokalin e xhaxhait të tij, por sa është futur në derë ka shpërthyer sherri. Babai i djalit 4- vjeçar ka filluar të rrihet me grushte me nipin e tij. Në vendngjarje ka mbërritur uniformat blu, të cilët kanë shoqëruar në komisariat protagonistët e konfliktit. Gjatë marrjes në pyetje, babai i djalit të përdhunuar ka treguar shkakun e dhunës mes tij e të nipit. Policia ka arrestuar Elidon Nezhën, i cili akuzohet për "kryerje të marrëdhënieve seksuale me dhunë me të mitur".
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›