E Diel, 1 Nëntor 2026

Pranga trafikantit te njerezvekerkohej prej dy vitesh

22/09/2010Operacioni Korridori i lire

TIRANE- Nje anetar i bandes qe transportonte e shoqeronte klandestine qe i kishte shpetuar per 2 vjet me radhe policise u kap dje pas nje operacioni. Nga burimet zyrtare te policise mesohet se ne vazhdim te operacionit policor i koduar Korridori i lire i vitit 2008 ne saje te hetimeve disa mujore te kryera nga Drejtoria Kunder Krimit Financiar tre dite me pare me date 20.09.2010 u be i mundur arrestimi i shtetasit Besim Bala 53 vjec lindur dhe banues ne Tirane. Ky shtetas ne periudha te ndryshme kohore ne bashkepunim me persona te tjere disa prej te cileve jane arrestuar gjate operacionit te meparshem policor ka transportuar shoqeruar dhe realizuar kontrabandimin e disa shtetasve shqiptar duke kaluar ne menyre te paligjshme kufijte e Shqiperise dhe Greqise per ti cuar ne drejtim te vendeve te Bashkimit Evropian. Nga hetimet e kryera nga strukturat e policise se shtetit ka rezultuar se shtetasi Besim Bala ishte pjese e nje grupi kriminal nderkufitar ne kete fushe. Arrestimi i tij u krye pasi gjykata e rrethit gjyqesor Tirane me vendimin nr. 872 date 16.09.2010 ka vendosur masen e sigurise arrest ne burg per vepren penale ndihme per kalim te paligjshem te kufijve parashikuar nga neni 298/3 i Kodit Penal. Strukturat e policise se shtetit vazhdojne hetimet per venien para drejtesise te personave te tjere te implikuar. Gjate atij operacioni u kapen te pakten 10 persona ku kishte edhe doganiere por mes tyre ishte edhe nje prift. Nga hetimet e policise shqiptare per grupin qe merrej me trafikimin e klandestineve ka rezultuar se ne kete aktivitet kriminal jane perfshire edhe punonjes te policise greke. Sipas te dhenave hetimore dyshohet se rrjeti i shqiptareve paguante para edhe te punonjesit e policise greke per te kaluar klandestinet te cilet me vone transportoheshin drejt Italise. Ky trafik kryhej ne turne te vecanta kur punonjesit e policise tashme te arrestuar kishin sherbimin e tyre. Nderkaq policia ka treguar se gjate operacionit jane shoqeruar disa persona te tjere te cilet me pas jane lene serish te lire.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›