E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pranimi i shtetësisë, kusht për votim

Qytetarëve serbë që jetojnë në veri të Kosovës, nuk duhet t’u lejohet pjesëmarrja në zgjedhjet lokale, nëse të njëjtët nuk dëshmojnë se janë qytetarë të Kosovës.

Anëtarët e Komisionit Qendror Zgjedhor, e quajnë të palogjikshme dhe antikushtetuese lejimin që qytetarët serbë të mund të votojnë në Kosovë, pa pasur asnjë dokument identifikimi të shtetit të Kosovës, shkruan Tribuna.

Ky reagim i tyre ka ardhur pas inkurajimit që u kanë bërë zyrtarët e Qeverisë së Serbisë, banorëve serbë të Kosovës për të mos u pajisur me dokumente që dëshmojnë shtetësinë e Kosovës./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›