“Lushtaku e ka vendin në zyrë”

Punëtorët e Administratës komunale të Skënderajt, edhe sot kanë mbajtur një protestë 30 minutëshë para objektit komunal, kundër arrestimit të Kryetarit Sami Lushtaku, dhe ish pjesëtareve tjerë të UÇK-së.
Gjatë 30 minutave, punëtorët e Administratës, kanë shprehur keqardhje ndaj arrestimeve të fundit nga EULEX-i.
Organizatorët kanë thënë se me këtë akt po mundohen t’ua bëjnë me dije të gjithëve se Sami Lushtaku është i pafajshëm dhe akuzat për krime lufte janë të padrejta.
Ata u shprehen të bindur në pafajësinë e kryetarit Lushtaku. Sipas tyre, i pari i Skënderajt e ka vendin në zyrën e tij, si kryetar komune, e jo në paraburgim i akuzuar për krime lufte.
Organizatorët kanë paralajmëruar protesta të ngjashme edhe për ditët në vijim./Indeksonline/