E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Pranoi armëpushimin me Rusinë, Trump: Do ta ftoj sërish Zelenskyn në Shtëpinë e Bardhë

Donald Trump ka reaguar pas përfundimit të bisedimeve SHBA Ukrainë në Arabinë Saudite, bisedime të cilat rezultuan të suksesshme siç deklaruan të dy palët.

Trump ka thënë se SHBA-të do të takohen me Rusinë shumë shpejt.

Sakaq, Presidenti amerikan konfirmoi se do të ftonte Volodymyr Zelenskyy përsëri në Shtëpinë e Bardhë, duke shtuar: “Ne duam ta mbyllim luftën në Ukrainë”.

Sipas asaj që raporton agjencia Bloomberg, Trump ka deklaruar: “Tani duhet të flasim me Rusinë, shpresojmë që Putini të pajtohet me planin për një muaj armëpushim në Ukrainë”, duke njofruar se do të flasë me liderin e Kremlinit, Vladimir Putin, “këtë javë”, me shpresën për të arritur një “armëpushim të plotë në ditët në vijim”.

“Për të kërcyer tangon duhen dy veta”, ka theksuar Trump.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›