E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Prapaskena, Benzema nuk i tregoi Deschamps shkallën e dëmtimit

Pak ditë pas konfliktit mes Benzema dhe Deschamps është e përdisthmja L’Equipe ajo që hedh dritë mbi gjithçka duke sqaruar edhe rrethanat që kanë detyruar teknikun ta largojë në atë mënyrë fituesin e “Topit të Artë”.

Ekzaminimet – Sipas L’Equipe gjithçka nisi pak ditë para startit të Botërorit, kur Karim Benzema refuzoi që të vizitohej në qendrën e grumbullimit të Francës. Sipas gazetës sulmuesi i Realit tentoi të mbante të fshehtë shakllën e dëmtimit në kofshë dhe në fund ia doli që të futej në listën përfundimtare të futbollistëve, të cilët udhëtuan drejt Katarit. Me të mbërritur në Doha u deshën pak orë stërvitje që dëmtimi i Benzema të përkeqësohej. Aty trajneri është mërzitur nga sjellja e sulmuesit, të cilin e ka urdhëruar që të largohet nga Katari. L‘Equipe zbulon se në atë moment trajneri nuk ka dashur që të dëgjojë më për sulmuesin e Realit.

Këshilli – Sipas gazetarit Romain Molina  mësohet se Deschamps nuk e ka vendosur i vetëm për të larguar Benzema. Sipas Molina-s, Antoine Griezmann dhe Hugo Lloris, të cilët janë përfaqësuesit e ekipit përballë trajnerit, kanë rënë dakord që sulmuesi të largohej pasi u konsiderua si jo i vlefshëm për fushatën e Francës në Katar 2022.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›