E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Francezët, të zemëruar: Goli i dytë i Mesit duhej anulluar

Shtypi francez ka punë me arbitrin e finales së Kupës së Botës mes Francës dhe Argjentinës, polakut Szymon Marciniak. Sipas l’Equipe në faqen e saj, goli i dytë i Leo Messit në kohën shtesë është dashur të anullohet pasi, para se topi të kalonte vijën e portës nga gjuajtja e “Pulce”, disa lojtarë të pankinës argjentinase kishin hyrë tashmë në fushë për të festuar. Një sjellje e cila sipas rregullores, sipas gazetës sportive transalpine, duhej të sanksionohej me goditje dënimi për Francën dhe anullim goli.

<p></p>

<p></p>

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›