Prapaskena, Çavi Hernandez kishte konflikt me Pedrin

“Cadena SER” dhe “Diario AS” kanë bërë me dije se Pedri ka pasur një “raport të ftohtë” me Çavin për shkak të gjendjes së tij fizike.
Pedri sezonin e kaluar vuajti shumë nga dëmtimet dhe pothuajse asnjëherë nuk arriti që ta kap ritmin e plotë. Gazetari Santi Ovalle pretendon se arsyeja e këtij tensioni ishte për shkak se Pedri mendonte se Çavi po nxiste stafin e mjekëve që ta rikthenin mesfuhsorin sa më shpejt në fushë.
Gjithashtu Pedri ishte i bindur se Çavi u kishte thënë drejtuesve të klubit se ai nuk është i paprekshëm.