E Hënë, 2 Nëntor 2026

Prapaskena/ PSG e shqetësuar për shëndetin e Dembélé dhe Doué, i kishte dërguar letër Federatës përpara ndeshjes me Ukrainës

Mes PSG-së dhe Federatës Franceze të Futbollit raporti nuk është aspak pozitiv. Gjendja shëndetësore e Dembélé dhe e Doué është arsyeja e konfliktit pasi PSG mësohet t’i ketë dërguar një letër Federatës Franceze të Futbollit më 4 shtator. Në këtë letër, e cila i ishte drejtuar presidentit të Federatës Franceze të Futbollit, klubi i shprehte shqetësimin stafit të mjekëve për gjendjen fizike të dy futbollistëve.

Në këtë letër, të firmosur nga sekretari i përgjithshëm i PSG-së, Grégory Durand, klubi i PSG-së i shprehte bashkëpunimin e plotë Federatës, por i kërkonte mirëkuptim për të dy lojtarët e grumbulluar.

Fakti që të dy lojtarët u dëmtuan ka bërë që në Paris të jenë bezdisur tej mase nga fakti se askush nuk mori për bazë atë çfarë ishte shrkuar në letër.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›