Policia aksion antikanabis në Malësi të Madhe, 14 të arrestuar, 10 në kërkim

Një operacion i gjerë antikanabis është zhvilluar në Malësi të Madhe, duke çuar në pranga 14 persona, ndërsa 10 të tjerë janë shpallur në kërkim. Policia bën me dije se aksioni u zhvillua në fshatrat Alijaj dhe Jeran, në njësinë administrative Kastrat, ku këta persona dyshohen se kanë kultivuar 12 597 bimë kanabisi.
Nga kontrollet në banesat e tyre u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1.000 fara kanabis dhe 4685 kilogramë kanabis, në formë boçeje dhe një sasi në proces tharjeje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
/rtsh.al/