Prapaskena e "X Factor Albania 3"

Spektakli kushtuar zbulimit të talenteve në muzikë “X Factor Albania”, do të rikthehet së shpejti në ekranet televizive.
Produksioni edhe ekipi realizues kanë filluar xhirimet për edicionin e tretë, pasi audicionet e para janë zhvilluar gjatë muajit prill, në qytete të Shqipërisë,Kosovës e Maqedonisë.
Edhe këtë here, moderator është Alketa Vejsiu, e cila në rrjete sociale ka publikuar fotografi nga prapaskena e xhirimeve. Mes personaliteteve pjesëmarrëse janë edhe Tuna dhe Aurela Gaçe. /Indeksonline/