Selena ”kapet” me Jaden Smwith

Këngëtarja Selena Gomez është kapur nga paparacit duke darkuar me Jaden Smith i cili njëherit është mik shumë i mirë i ishe të dashurit të Selenas, këngëtarit Justin Bieber.
Këngëtarja ndodhet në Londër për një koncert të saj atje të cilin e anuloi me arsyetim se është sëmurë nga moti i lig.
Por, paparacit kanë kapur atë duke darkuar me Jaden dhe duket se arsyetimi i saj nuk ka qenë edhe aq i sinqertë për 15 milionë ndjekësit e saj në Twitter.
Nuk dihet nëse ata janë vetëm miq apo diçka më shumë por, fakti që ajo anuloi koncertin dhe më pas u pa duke darkuar me Jaden, lë të kuptohet se mund të ketë diçka më shumë në mes tyre./Indeksonline/