Prapaskenat në Fest 64/ Alis rrëfen emocionet pas performancës: Ishte si një ëndërr

Këngëtari Alis përjetoi një moment të paharrueshëm në skenën e Festivalit të Këngës në RTSH me këngën “Nan”.
Në prapaskenën e Fest 64, Alis tha se “është një ëndërr e bërë realitet, po më dridhen duart. Brohoritjet e publikut nuk i prisja të ishin në atë nivel”.
Në skenë i bashkohet edhe dashuria e tij dhe emocionet u intensifikuan ende më shumë.
Alis u shpreh se përkrahja e publikut ishte më shumë se pritshmëri.
“Ishte si një ëndërr,” tha ai.
/rtsh.al/