E Hënë, 2 Nëntor 2026

Prapaskenat në Fest 64/ Beatriçe Gjergji vjen ndryshe në këtë festival

Beatriçe Gjergji, fituese e Festivalit të Këngës 63, rikthehet këtë vit në Fest 64 si tekstshkruese e këngës “Okej”, që interpretohet nga këngëtarja Ghiti.

“Jam shumë e lumtur. Ka qenë një vit shumë i ngarkuar dhe me shumë arritje. Ghitin e konsideroj si vajzën time,” u shpreh Beatriçe, duke treguar lidhjen e ngushtë dhe mbështetjen për artistët e rinj që punojnë me të.

Shkodra Elektronike me këngën “Zjerm” doli fituese e Festivalit të Këngës së 63 në RTSH dhe përfaqësoi Shqipërinë në Eurovision në Basel të Zvicrës.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›