E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prape tendosje mes Armenise dhe Azerbajxhanit

Ministria e Mbrojtjes se Azerbajxhanit ka njoftuar se nje ushtar i ketij vendi ka humbur jeten gjate luftimeve ne zonen problematike te Nagorni-Karabakut.

Ne kete zone kufitare ne mes te Azerbajxhanit dhe Armenise jane rritur tendosjet koheve te fundit.

Agjencia e lajmeve AFP raporton se ushtari 21 vjecar eshte vrare me arme zjarri pasi forcat armene sulmuan nje nga pozicionet e Azerbajxhanit.

Rritja e tendosjeve ne muajt e fundit ka lene te vrare 18 ushtare te te dy shteteve.

Ndermjetesit nderkombetare dhe diplomatet perendimor kane shprehur shqetesimet e tyre per shkak te dhunes ne rritje ne kete zone.

Nagorni-Karabak ka qene territor i Azerbajxhanit deri ne fillim te viteve 90-ta kur kontrollin e moren persiper separatistet armene. Ajo lufte pati si pasoje vrasjen e rreth 30 mije personave.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›