Prasnikari var shpresat te SkelaTrajneri Bojan Prasnikar beson shumë te kontributi që mund të japë regjisori Ervin Skela në ndeshjen kyçe kundër rivalit direkt për mbijetësë, Arminia Bielefeldit (24 pikë).

Situata që po kalon Ervin Skela dhe skuadra e tij, Energi Kotbus, në Bundesligën gjermane është realisht për t’u shqetësuar. Këtë e pranon edhe trajneri i Kotbusit, Bojan Prasnikar, teksa i duhet të luftojë së bashku me lojtarët për të siguruar mbijetesën. Energi ka pësuar pesë humbje rresht në kampionat dhe me 20 pikë të grumbulluara ndodhet në vendin e parafundit, të 17-in nga 18 skuadra që ka Bundesliga 1. Për ironi të fatit në vendin e fundit ndodhet Karlsruhe e Edmond Kapllanit. Në ndeshjen e fundit Ervin Skela mungoi pasi vinte nga një dëmtim i lehtë me përfaqësuesen shqitpare. Trajneri Bojan Prasnikar beson shumë te kontributi që mund të japë regjisori Ervin Skela në ndeshjen kyçe kundër rivalit direkt për mbijetësë, Arminia Bielefeldit (24 pikë).
E Enjte, 09 Prill 2009