E Diel, 1 Nëntor 2026

Cana: “Kemi gjithçka për të shkuar në finale”“Ne i kemi të gjitha mjetet e duhura për të shkuar në finale, por të mos harrojmë se Shahktjori ka mundur Barcelonën, dhe kjo nuk do të lehtë për ne”, - tha Lorik Cana për faqen zyrtare të klubit të

Për kapitenin e Olimpikut të Marsejës, shqiptarin Lorik Cana, çerekfinalja kundër Donjeckut në Kupën UEFA nuk do të jetë një formalitet i thjeshtë. Ekipi ukrainas, në fakt, është i një peshe të rëndë në arenën ndërkombëtare, dhe nëse Marseja e kapërcen këtë pengesë, atëherë gjithçka mund të ndodhë.

“Është një ekip që ka mjete të mëdha financiare dhe që ka mundur të tërheqë shumë lojtarë cilësorë. Është një skuadër në nivelin e skuadrave më të mira franceze. Luan çdo vit në kompeticionet më të mëdha evropiane. Kjo na detyron ta respektojmë dhe na vendos në një vigjilencë maksimale.

“Nga ekipet që janë akoma në garë në kompeticion, një ekip si Shajktjorit, që ka një eksperiencë të madhe në Europë, është ndoshta kundërshtari më i vështirë për t’u përballur. Në rast kualifikimi, do të kemi arritur një performancë të bukur.

“Dhe nëse do të kemi shansin të kalojmë këtë tur, do të vijë një tjetër kundërshtar i vështirë, e njohim Paris Sën Zhermeni, ndërkohë që Dinamo e Kievit është përpara Shahktjorit në renditje në kampionatin ukrainas.

“Ne i kemi të gjitha mjetet e duhura për të shkuar në finale, por të mos harrojmë se Shahktjori ka mundur Barcelonën, dhe kjo nuk do të lehtë për ne”, - tha Lorik Cana për faqen zyrtare të klubit të Marsejës.

E Merkure, 08 Prill 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›