Preç Zogaj: Esetë Politike, librat më të suksesshëm
Shkrimtari Preç Zogaj, prezantoi dje në Panairin e Librit vëllimin e parë të veprës së tij të plotë me temë tranzicionin shqiptar. "Intuicionet e Tranzicionit" (Uet Press, 2009). Ky vëllim, përmbledh botimet "Rënia e Zgjedhjeve", "Vera e përjetshme", "Unicivil Ëar-lufta jocivile" dhe "Paradhoma e një presidenti". "Përpiqem t'i shoh këto ngjarje nga një këndvështrim i caktuar, nga një lartësi e caktuar që është këndvështrimi i shkrimtarit për t'u distancuar nga raporti emocional i ngjarjeve, për të qenë sa më objektiv. Pak a shumë, i kam shkruar si gazetar gjakftohtë, por duke përdorur mjetet e letërsisë", shpjegoi Zogaj. Duke bërë një kalim të shkurtër në veprat e tij, në poezi, prozë, e së fundmi tek eseja, autori theksoi se esetë politike përkundër gjithë parashikime "janë librat më të suksesshëm nga pikëpamja komerciale". Vëllimi i dytë i veprave do të jetë së shpejti në treg, duke plotësuar kështu kolanën për tranzicionin.