E Diel, 1 Nëntor 2026

Politika, e ndare ne Kurban Bajram

Politika ndahet dhe per festen e Kurban Bajramit, por te pakten shmangu komentet mbi debatet me te nxehta ne kete dite festive. Presidenti Bamir Topi, uroi te gjithe shqiptaret, pas vizites se bere ne Seline e Komunitetit Mysliman. "Gezuar te gjitheve. uroj te gjithe besimtaret myslimane, shqiptaret kudo ku ata jetojne! Qofte kjo dite e paqes, e begatise per cdo familje shqiptare", uroi kreu i shtetit, i cili shoqerohej nga zonja e pare Teuta Topi. Ndersa kryeministri, Sali Berisha vizitoi Seline e Komunitetit Mysliman se bashku me kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli. Larg komenteve politike, kreu i ekzekutivit, duke uruar te gjithe shqiptaret per festat, shprehu bindjen se Bajrami tjeter do e gjeje vendin edhe me mire. "Festojme sot kete dite te bekuar, kete dite te bardhe, dite ne te cilen nderojme sakrificen, faljet, meshiren, perkushtimin, devocionin. Ky Bajram i gjen shqiptaret me mire se kurre, i gjen ata me afer endrrave dhe qellimeve te tyre, gjen Kosoven e pavarur", u shpreh kryeministri, duke permendur dhe koincidencen se kjo feste perkoi dhe me diten e rinise. Urime per te gjithe shqiptaret erdhen edhe nga selia roze. Kryetarja e grupit parlamentar socialist, Valentina Leskaj se bashku me Gramoz Rucin uruan dje ne emer te PS-se, te gjithe shqiptaret me rastin e festes se Kurban Bajramit. "Ështe koha qe te mos flasim, ose te heshtim per sakrifica politike. Sot eshte koha, qe te gjithe bashkerisht, pavaresisht nga bindjet politike, te gezojme festen e Kurban Bajramit", u shpreh Ruci. Nuk mungoi dje dhe urimi i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta. I rrethuar dhe nga deputetet e tij, Meta vizitoi Komunitetin Mysliman Shqiptar. "Nuk dua ta ngaterroje festen me politike, por besoj se edhe politika duhet te jete edhe me e paqme sikurse jane edhe komunitetet e ndryshme fetare ne vendin tone", tha ne mesazhin e tij kreu i LSI-se. Rozeta Rapushi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›