E Shtunë, 31 Tetor 2026

Preçi: BSH-ja, duhej të ulte normën e interesit

Banka e Shqipërisë duhet që të kishte ulur normën e interesit në mënyrë që të nxiste kreditimin ka komentuar drejtori i Institutit shqiptar për kërkime ekonomike Zef Preçi. Në momentin që tregu ka nevojë për likuiditet dhe ka mungesë të parave, një ndër veprimet më të mira të banksë qëndrore është të ulë normat e interesit për kredi shpjegon më tej ai. Por nga ana tjetër ai vlerëson si pozitive orientimet për investime që guvernatori i bëri qeverisë.
Ndër të tjerash Zef Preçi shtoi se sektori banker së shpejti ka për të patur nevojë për një ristrukturim si pasojë e lëkundjes së tij nga kriza, por raporti I politikës monetare që bëri banka e Shqipërisë para një dite konfirmonte një rritje të portofolit të kredive për 6 muajt e parë të këtij viti vetëm 7.5 miliard lek, shifër e cila shënon një rënie të madhe të ritmit të kredive

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›