Guantanamo, gjykata kërkon lirimin e të riut
Një gjykatëse amerikane ka urdhëruar lirimin e një prej të dënuarëve më të rinj në moshë në qendrën e burgimit të Guantanamos, në Kubë. Gjykatësja Ellen August ka kërkuar që Mohammed Jawad të lirohet nga fundi i muajit të ardhshëm. Nëse do të lirohet, Jawad do të kthehet në shtëpi, por prokurorët amerikanë thonë se nuk kanë vendosur ende nëse do të ngrenë një çështje kriminale ndaj tij.
Jawad akuzohet për plagosjen e dy ushtarëve amerikanë dhe të përkthyesit të tyre pasi hodhi një granatë brenda makinës së tyre. Sipas avokatëve të tij, ai ishte 12 vjeç kur u arrestua në vitin 2002 në Afganistan, ndërsa Pentagoni pretendon se ishte 17 vjeç. Ai ndodhet në kampin e burgimit prej 6 vjetësh e gjysmë. Avokati i tij, Jonathan Hafetz deklaroi për BBC-në se është optimist për lirimin e klientit.