E Hënë, 2 Nëntor 2026

Precedentët/ “Franz Beckenbauer Supercup”, Bayern gjen arbitrin fatsjellës në finalen me Shtutgart

Të shtunën mbrëma Gjermania ndan trofeun e parë sezonal ku në lojë për të fituar Superkupën janë kampionët e Bundesligës, Bayern i Mynihut dhe fituesit e DFB Pokal, Shtutgart.

Kjo ndeshje do të jetë e veçantë për ekipin bavarez pasi vetëm pak javë më parë Federata Gjermane e Futbollit “bekoi” me emrin e Franz Beckenbauer trofeun, i cili si zakonisht do të mbahet në javën e tretë të muajit gusht.

Federata Gjermane e Futbollit caktoi sot edhe kryesorin e finales së madhe, i cili është një emër që i sjell fat ekipit të Bayern-it. Bëhet fjalë për Harm Osmers, i cili sa herë ka gjykuar ndeshjet mes Shtutgart dhe Bayern u ka sjellë fat miqve nga bavaria të cilët janë larguar nga “MHP Arena” me tri pikët.

Precedenti i parë i përket javës së dytë të sezonit 2018/19 të Bundesligës ku Bayern mundi Shtutgart në transfertë me shifrat 3-0. Ndërsa sa i përket precendetiti të dytë, bëhet fjalë për takimin e vlefshëm për javën e 9-të të sezonit të 2020/21 të Bundesligës, ku Bayern fitoi në Shtutgart me shifrat 3-1. Të dy ekipet njihen shumë mirë nga arbitri 40-vjeçar, i cili ka arbitruar 25 herë union Berlin, 23 Hertha Berlin, 20 herë Shtutgart dhe 19 herë Bayern-in e Mynihut.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›