Preçi:Rritja e çmimit të bukës spekullim

Rritja e çmimit të bukës nuk justifikohet dhe është një spekullim që po bëhet me konsumatorin. Kështu u shpreh eksperti i ekonomisë Zef Preçi duke theksuar se kjo rritje bën të mendosh për ekzistencën e marrëveshjeve të fshehta. Sipas tij kriza ristrukturon tregjet por kjo do të thotë edhe më shumë vëmendje ndaj prodhimit vendas.
Ai shtoi më tej se eksporti i grurit nga Rusia nuk është aq i madh sa të japë efekte të menjëhershme dhe tregtia realizohet më tepër nëpërmjet vendeve të treta. Madje sipas ti edhe nëse kjo do të ndodhte do të duheshin të paktën tre muaj që kjo të pasqyrohej në tregun tonë.
Ditët e fundit rritja e çmimit të bukës ka qenë një ndër temat më të diskutuara. Kjo erdhi si rezultat i ndalimit të eksportit të grurit nga Rusia. Në Shqipëri një sërë subjektesh filluan të rrisin çmimin e bukës menjëherë pas bërjes publike të embargos ruse.