E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhaferraj takon përkthyesin rumun Marius Dobrescu

Ministri i kulturës Ferdinand Xhaferraj priti në takim miqësor autorin e shumë artikujve publicistikë në shtypin rumun për Shqipërinë dhe përkthyesin e pendave të letërsisë shqipe Marius Dobrescu.

I rivlerësuar nga Ministri i Kulturës, si ambasadori i kulturës shqiptare në Rumani dhe si një nga përkthyesit më të preferuar dhe më produktive nga Ismail Kadare, personaliteti i Dobreskut shkëmbeu këtë vlerësim për kulturën shqipe.

Më 1996, Marius Dobrescu përktheu për Teatrin Nacional të Rumanisë dramatizimin e "Gjeneralit të ushtrisë së vdekur", që u luajt një sezon në Bukuresht duke patur një sukses të jashtëzakonshëm.

Nga letërsia shqipe njihet si përkthyes i romanit "Një vit i hidhur" të shkrimtarit Teodor Laço (1997) dhe veprat e autoreve te mirenjohur si Fahri Balliu me "Panteonin e Zi", dramaturgun Stefan Capaliku apo tregimtarin e njohur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës Ramiz Gjini.

Dobresku është fitues i konkursit vjetor letrar "Penda e Argjendte" për vitin 2006 dhe është vleresuar me cmime kombetare edhe ne Rumani e i shpallur perkthyesi me i mire i vitit per perkthimin e veprave te Kadarese.

Aktualisht Dobresku po perkthen romanin e Kadaresë "Aksidenti" dhe është redaktor i periodikut të pakicës shqiptare të Rumanisë, revista "Miku i shqiptarit".

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›