E Martë, 3 Nëntor 2026

Predhat izraelite godasin strehën e OKB në jug të Gazës, të paktën 9 viktima, shumë të plagosur

Një qendër trajnimi e OKB- së që strehon mijëra palestinezë të zhvendosur u godit këtë të mërkurë (24 janar) duke lënë të paktën 9 viktima dhe plagosur shumë të tjerë, tha një zyrtar i Agjencisë Palestineze për Refugjatët (UNRWA).

Qendra ku ishin strehuar 800 njerëz u godit nga dy predha tankesh.

Izraeli nuk ka komentuar në mënyrë specifike mbi shpërthimet, por tha se forcat e tij po vepronin në zonën përreth. Trupat e saj kanë rrethuar qytetin dhe kanë lëshuar urdhra evakuimi për më shumë se gjysmë milioni njerëz ende atje.

Drejtori i UNRWA, Thomas White, tha në Twitter se qendra ishte goditur gjatë luftimeve dhe shtoi se kishte “viktima masive”. Ai i tha CNN se është në kontakt me ushtrinë ushtrinë izraelite, e cila ka dhënë garanci se njerëzit në objektet e mbrojtura janë të sigurtë.

“Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me ushtrinë izraelite, e cila ka dhënë garanci se njerëzit në objektet e mbrojtura … janë të sigurt. Realiteti është se janë marrë jetë njerëzish brenda dhe përreth këtyre objekteve në dy ditët e fundit“, tha drejtori White.

Goditja vjen ndërsa luftimet e ashpra janë ndezur në jug të Gazës, duke përfshirë kampin e refugjatëve me popullsi të dendur brenda Khan Younis, i cili është në afërsi të kolegjit të trajnimit UNWRA.

Ministria e Shëndetësisë në Gaza e drejtuar nga Hamasi tha se më shumë se 200 palestinezë u vranë në 24 orët e fundit mes disa prej luftimeve më të ashpra që janë parë ndonjëherë në fushatën izraelite për të shkatërruar Hamasin.

Izraeli filloi pushtimin e Gazës disa ditë pasi Hamasi vrau më shumë se 1300 njerëz dhe mori më shumë se 100 pengje në sulmin e tij të 7 tetorit brenda Izraelit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›