Rrëzimi i avionit rus-Moska kërkon mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit

Rusia ka bërë thirrje për një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB- së pas rrëzimit të një avioni rus që transportonte ushtarë të kapur ukrainas , tha ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov .
Kreu i diplomacisë ruse theksoi se rrëzimi i avionit rus ishte një akt kriminal ukrainas .
Moska foli për një akt barbar terrorizmi, duke akuzuar Kievin për rrëzimin e aeroplanit transportues rus, i cili sipas palës ruse mbante 65 ushtarë ukrainas, robër lufte , të cilët do të shkëmbeheshin sipas një marrëveshjeje përkatëse me të burgosurit rusë.
Sipas autoriteteve ruse, 74 persona u vranë. Mes tyre ishin tre ushtarë rusë. Gjashtë anëtarët e ekuipazhit ishin të gjithë rusë.
/rtsh.al/