E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Prefekti Jole monitoron masat për administrimin e emergjencave civile dimërore

TIRANË, 26 nëntor/ATSH/ Prefekti i Qarkut Korçë, Nertil Jole ka monitoruar nga afër masat e marra për pastrimin e kanaleve kulluese, përgjatë rrugës automobilistike Pogradec-Gështenjas dhe Pogradec-Tushemisht, në fushën e Buçimasit si dhe funksionimi i hidrovorit në fshatin Tushemisht, në kuadër të detyrave të vëna për administrimin e emergjencave civile dimërore dhe parandalimin e situatave problematike që mund të krijohen gjatë periudhës së dimrit.

Institucioni i Prefektit bëri me dije se nga bashkia Pogradec janë marrë masa të mira për pastrimin e kanaleve kullues në fushën e Buçimasit si dhe është në përfundim projekti për rehabilitimin e lumit të Rëmenjit, duke evituar problematikat që janë krijuar nga reshjet dhe daljen nga shtrati i tyre.

Masa janë marrë edhe nga personeli i Drejtorisë Rajonale të Ujitjes e Kullimit Korçë lidhur me gjendjen teknike të hidrovorit në Tushemisht dhe funksionimin e tij në veçanti gjatë periudhës së dimrit, duke mos lejuar përmbytjen e tokave në fushën e Buçimasit.

1 nga 6

/r.e/a.f/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›