Prefekti i Berishes peng ne malet e Korces
Te tjera rreth shkrimit Rama Shteti nen debore Shkrimi i plote i kryetarut te PS
Kryeministri Sali Ber isha foli dje nga Korca duke thene se ky qark eshte model per tu marre per menyren se si e ka menaxhuar situaten e krijuar nga reshjet e debores. Berisha foli per akse te hapura por pak me vone ndodhi dicka skandaloze. Prefekti i Korces Andrea Mano pati deklaruar ne nje interviste ne Top Story se rruga drejt komunes Lekas ne Korce e izoluar prej tre javesh me ne fund ishte hapur.
Nje dite me pas ne kete rruge nuk levizte asnje mjet por vetem kembesore per shkak te debores qe bllokon cdo levizje.
Te shtunen nje autokolone me mjete ushtarake me ndihma e drejtuar nga vete prefekti eshte nisur per ne kete komune. Pas shume peripecish gjysma e autokolones ku ndodheshin edhe gazetaret e disa mediave perfshi edhe Top Channel ngelen ne mes te rruges dhe eshte kerkuar nderhyrja me traktore per te nxjerre nga bllokimi mjetet e ushtarake. Ndersa vete prefekti me autokolonen nuk ka mundur te kthehet te shtunen nga qendra e komunes Lekas duke vendosur te kaloje naten aty per te provuar rrugen e kthimit sot. Ne drejtim te banoreve te zones se izoluar prej tre javesh jane nisur disa ndihma me ushqime dhe ilace nderkohe qe vete banoret emergjencat shendetesore po i perballojne duke udhetuar
ne kembe per ore te tera.
Trashesia e debores ne kete zone ka shkuar mbi 2 meter dhe ne fshatrat e kesaj komune ka mbi 1 mije banore. Kryetari i komunes kishte kerkuar ndihme urgjente nga ana e Shtabit te Emergjences per shkak se banoret ishin duke humbur edhe komunikimin telefonik dhe problemi me i madh po beheshin emergjencat shendetesore. Berisha ne te kundert pati deklaruar se asnje kryetar komune nuk po ankohet per ndihmat e qeverise.
Shkrimin e lexoni te plote ne numrin e sotem te gazetes Shqiptarja.com
aq/shqiptarja.com