E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi e Rama te paftuar amb.e Kosoves Si beme ne ftesat

Te tjera rreth shkrimit Ceremonia e djeshme TIRANE- Ambasada e Republikes se Kosoves ne ceremonite e organizuara prej saj ka ftuar te marrin pjese te gjitha autoritetet me te larta te shtetit shqiptar. Sqarojme se nuk eshte kompetence e ambasades se Republikes se Kosoves ne Tirane qe te beje ftesa per ceremonite apo veprimtarite qe organizojne institucionet e shtetit shqiptar te nivelit qendror apo lokal. Sqarojme gjithashtu se ne veprimtarite e organizuara nga ambasada e Republikes se Kosoves ne Tirane protokolli i shtetit shqiptar nuk ka pasur dhe nuk ka akses ky ishte sqarimi i ardhur nga Ambasada e Republikes se Kosoves ne Tirane lidhur me artikullin e publikuar sot ne mediat e shkruara sa i takon fteses per pjesemarrjen e drejtuesve te larte te shtetit ne ceremonine e hapjes se kesaj ambasade.

Ne njoftimin e saj ambasada sqaroi se ceremonia e organizuar me rastin e 4 vjetorit te shpalljes se pavaresise se Kosoves perurimi i selise se ambasades se Republikes se Kosoves ne Tirane dhe pritja me rastin e kater vjetorit te pavaresise se Kosoves jane organizuar nga ambasada e Republikes se Kosoves ne Tirane ndersa ceremonia e perurimit te rruges Ibrahim Rugova ka qene kompetence e Bashkise se Tiranes.
sg/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›