E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prej 1 gushtit pagat e pensionet 4-6 me te larta

Prej 1 gushtit punonjësit shtetërorë e pensionistët do të prekin dhuratën e fundit të qeverisë në ikje: rritjen e pagës me 4 deri në 6%.

Për pagat, përfituesit më të shumtë i gjejmë në arësim e shëndetësi. Por lajmi është i mirë edhe për pensionistët, grupin më të ndjeshëm të popullsisë.

Kjo ka ndryshuar kufinjtë e pensioneve, të cilat duhet pranuar se mbeten shumë më të ulëta se në vendet fqinje.

Rritja në total si për paga dhe pensione do të peshojë në buxhetin e shtetit 2.5 miliard lekë.

Prej vitesh qeveritë po ndjekin politikën e rritjes së pagës dhe pensioneve aq sa per të kompensuar rritjen e çmimeve në treg.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›