E Hënë, 2 Nëntor 2026

Prekja e dyfishtë gjatë penalltive nuk do të konsiderohet më e parregullt

FIFA ka vendosur që episode si ai që kemi parë gjatë penalltive mes Atletikos dhe Realit të mos vendosin më fatet e një kualifimi. Për të gjithë të apasionuarit e futbollit penalltia që iu anulua Julian Alvarezit ishte një padrejtësi e madhe. Marciniak i anuloi golin argjentinasit duke i dhënë kështu avantazhin Realit, i cili më pas u kualifikua.

Derbi i Madridit i la vendin shumë polemikave, të cilat tashmë kanë marrë fund. Sipas medieve të huaja FIFA i ka kërkuar International Football Association Board (IFAB) që të ndryshojë rregulloren sipas së cilës penalltia ku topi është prekur dy herë duhet të konsiderohet si  se humbur. Që tani e tutje në të tilla raste penalltia do të ekzekutohet për së dyti.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›