E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prekja me dore, FIFA dënon Suarezin

FIFA konfirmoi se sulmuesi uruguaian Luis Suarez do të mungojë në ndeshjet e tjera të Kupës së Botës për shkak të prekjes së topit me dorë në ndeshjen kundër Ganës.

Suarez u ndëshkua direkt me karton të kur pasi shpëtoi mbi vijën e portës së tij një top të goditur me kokë nga ganezët, pikërisht në minutën e fundit të shtesave, ç’ka solli më pas edhe kualifikimin me penallti të Uruguait (4-2), pasi më parë në lojë Gian kishte gabuar nga pika e bardhë.

Suarez do të mungojë në ndeshjen gjysmëfinale kundër Holandës, por Komiteti Ekezukutiv i FIFA-s mund të pezullojë atë edhe për ndeshjen e fundit të Uruguait, qoftë kjo finalja e madhe apo ajo për vendin e tretë.

FIFA e konsideroi veprimin e Suarezit si antisportiv. Suarez është konsideruar si një hero në vendin e tij, por incidenti provokoi dënimin në pjesët e tjera të botës.

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Shtune, 03 Korrik 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›