Premier Liga shpërndan 2.84 mld £ klubeve në bazë të renditjes

Njëzet klubet e Premier Ligës kanë ndarë me njëra-tjetrën plot 2.84 miliardë stërlina, e cila është shifra që i takon skuadrave pas mbylljes së këtij sezoni futbollistik.
Sezonin e kaluar në total Mançester Siti, pas triumfit në kampionat, arkëtoi 175.9 milionë stërlina ndërsa rivalët e tyre kryesorë, Arsenal, morën 175.5 milionë stërlina.
Nëse do të shikojmë shifrën, të cilën përfitojnë vetëm nga Premier Liga vitin e kaluar Siti arkëtoi 56.4 milionë stërlina. Ndërsa Arsenal, ekipi që u ndoq më shumë nga ekrani, përfitoi një shifër shtesë prej 26.9 milionë euro.
Më poshtë do të njiheni me bonuset që kanë përfituar 20 skuadrat e Premier Ligës deri më tani bazuar nga renditja pra pa llogaritur zërat e tjerë.
Bonuset në bazë të renditjes:
1 Liverpool – £56.4m
2 Arsenal – £53.5m
3 Manchester City – £50.7m
4 Chelsea – £47.9m
5 Newcastle – £45.1m
6 Aston Villa – £42.2m
7 Nottingham Forest – £39.4m
8 Brighton – £36.7m
9 Bournemouth – £33.8m
10 Brentford – £31m
11 Fulham – £28.2m
12 Crystal Palace – £25.4m
13 Everton – £22.5m
14 West Ham – £19.7m
15 Manchester United – £16.9m
16 Wolves – £14m
17 Tottenham Hotspur – £11.3m
18 Leicester – £8.5m
19 Ipswich – £5.7m
20 Southampton – £2.8m