E Hënë, 2 Nëntor 2026

“Giro d’Italia 2025” humb njërin prej protagonistëve

Primoz Roglic është tërhequr nga gara për fanellën rozë të “Giro d’Italia 2025”. Çiklisti slloven i “Red Bull Bora Hansgrohe” është rrëzuar përsëri sot gati 95 kilometra nga fundi i etapës së 16-të.

Asfalti i rrëshqitshëm nga reshtjet e shumta të shiut dhe pendenca e fortë bënë që Rogliç të rrëzohej përsëri dhe që kësaj here të vendoste të tërhiqej nga ky tur, të cilin e fitoi dy vite më parë. Për çiklistin slloven, i cili e nisi “Giro d’Italia 2025” si favorit, ky edicion ka qenë një zhgënjim i madh.

Ditën e djeshme garuesi i ekipit “Red Bull Bora Hansgrohe” kaloi një krizë jo të vogël gjatë ngjitjes së Dorit, ku humbi plot 1 minutë e 30 sekonda përballë rivalëve kryesorë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›