E Shtunë, 31 Tetor 2026

Premier, të mëdhatë ruajnë hapin

Totenhem Hotpsur arriti një fitore te jashtëzakonshme ne Birmingem ndaj Aston Viles ne takimin e vlefshëm për javën e 19-të te Premier Liges angleze duke mbajtur te njëjtin hap me rivalet e tjerë ne kreun e tabelës. Ne vila park londinezet e Heri Rednap administruan deri ne fund rezultatin 2-1 pavarësisht një lojtari me pak pas daljes me te kuqe te Xhermein Defoe ne pjesën e pare. Heroi i spersave Rafael Vand Dervart fale një dopiete ne minutat 23 dhe 67. Vendasit ngushtuan diferencën, 8 minuta nga përfundimi me ane te Ollbrajton, një gol qe ne fakt ishte sa për statistike, duke e lënë këtë skuadër nen presion 4 pike larg zonës se ftohte te rënies nga kategoria. Ne festen me te madhe britanike Boxing Dey apo dita e dhuratave, Mancester United prezantohet si një super skuadër, duke ruajtur vendin e pare ne klasifikimin e përgjithshëm. Ne Old Traford skuadra e Aleks Ferguson dhuroi spektakël duke mundur Sanderland 2-0, shifra qe ne fakt nuk përligjin lojën fantastike përfshirë edhe dy shtylla te djajve te kuq. Autor I golave Dimitar Berbatov nga një ne çdo pjese. Pas krahëve te tyre kushërinjtë e Manchester City, te cilët ne një prove karakteri munden Njukasell ne Sent Xhejms Park me rezultatin 3-1. Shpirti i skuadrës se Mancinit konfirmohet Karlito Tevez, autor i një asisti qe ne minutën e 2-të për Gareth beri dhe 1 një dopiete ne minutat 5 dhe 81, duke e bere te pavlefshëm rrjetën e Andi Kerroll. Rezultati me surprize, ai ne Kreven Kotixh, ku Uest Hem i vendit te fundit përmbysi shifrat ndaj te zotëve te shtëpisë Fulam, duke fituar 3-1 ne Derbin e pare te Londrës për javën e 19-të.

Shpërndaje          

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›