Prokuroria kërkon e imunitetin e gjyqtarit Alvano Murataj

Prokuroria e përgjithshme i kërkon Këshillit te Larte te Drejtësisë heqjen e imunitetit për gjyqtarin e Korçës, Alvano Murataj, pasi ndaj tij ka nisur një procedim për "dëshmi te rreme". Ne njoftimin zyrtar te prokurorisë thuhet, se gjyqtari Murataj ka ndryshuar thëniet gjate një procedimi penal për korrupsion, ku është thirrur ne cilësinë e dëshmitarit. Sipas prokurorisë, gjyqtari ka dëshmuar ne proces ne favor te te pandehurit, ndërkohë qe ne hetimet paraprake ka dëshmuar te kundërtën. Behet fjale për procedimin e nisur ndaj kancelarit te gjykatës se Korçës, i cili u arrestua pak muaj me pare nga prokuroria për akuzën e korrupsionit.
Shpërndaje