Premtimi i Berishes Shqiperia vend i zhvilluar brenda vitit 2017-te

Kryeministri Sali Berisha ka prezantuar kandidatin e koalicionit Aleanca per Qytetarin Kastriot Zera per kryetar te bashkise se Gramshit. Ne prezantimin e tij Berisha u shpreh se qeveria do te financoje cdo projekt te Zeres dhe kryetareve te komunave te ketij rrethi duke premtuar gjashte here me shume financime se ne kater vitet e fundit.
Berisha tha se qeveria kater vitet e fundit ne Gramsh ka ndertuar dhe rindertuar 40 kilometra rruge 20 shkolla 16 ambulanca 6 ujesjelles 16 qendra shendetesore si dhe qeveria ka financuar 390 fermere dhe mbjelljen e 140 hektareve me ullinj vreshta dhe dru te tjere frutore.
Atyre qe ju mashtrojne dhe ju thone se rruga do kaloje prapa malit do tu thoni se kjo qeveri eshte qeveria qe can malet dhe nuk i nxjerr qytetaret prapa malit. Une kam shume kenaqesi qe brenda dy viteve ju do te mberrini ne Tirane per nje kohe 50 minuta me te shkurter dhe se Gramshi e Tirana do te kene nje distance jo me te madhe se rreth 1 ore tha Berisha.
Ai tha se synimi i qeverise eshte qe Shqiperia te hyje ne kategorine e vendeve te zhvilluara brenda vitit 2017. Ai beri thirrje qe injorohet alternativa e opozites duke thene se ajo eshte rruga e izolimit. Rruga e vetme per shqiptaret ne 45 vite ishte rruga e izolimit me te thelle ishte rruga e skamjes dhe mjerimit me te madh rruga vetme per shqiptaret ishte rruga e shtypjes me mizore ishte rruga e shperfytyrimit njerezor tha kreu i PD-se.