Bie nga lartesia vdes 57-vjecari prind i 7 femijeve

MIRDIT - Nje 57-vjecar prind i shtate femijeve ka humbur jeten tragjikisht sot ne oret e para te dites teksa kishte shkuar ne pyllin e fshatit Lufaj ne komunen Selite per dru per sigurimin e mbijeteses se familjes. Ngjarja eshte lajmerua nga banore te lagjes Trange te ketij fshati te thelle malor banore e te cilet kane pare te rrezohet nga lartesi e medhe shkembore 57 vjecarin Preng Bushprendi i cili gjetur vdekjen e menjehershme.
Policia ka mberritur ne vendngjarje dhe nga hetimet paraprake te shkaqeve te ketij aksidenti te rende i cili deri me tash rezulton te kete ardhur rastesisht nga rreshqitja e kembes ndersa ai punonte ne pyje per tu mbijetuar halleve te medha qe kishte ne familjen me shume fryme.
57-vjecari prej disa vitesh jetonte ne nje lagje periferike te Rreshenit ku dhe po ngrinte nje shtepi per familjen e tij ndersa duke mos patur asnje mundesi tjeter jetese shkonte me ore te tera larg ne fshatin e lindjes ne Lufaj per te punuar ne pyje ku dhe ka gjetur vdekjen tragjike.