Prençi:Korupsioni,prioritet i policisë

Lufta kundër krimit të organizuar korrupsionit dhe pastrimit të parave vazhdon të mbetet një nga prioritetet më të rëndësishme e policisë shqiptare u shpreh Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ahmet Prençi në analizën vjetore të policisë. Sipas Prençit gjatë vitit 2008 janë evidentuar 2530 vepra penale, janë proceduar 2606 autorë, nga të cilët 463 të arrestuar dhe ndaluar dhe janë proceduar në gjëndje të lirë 2113 persona dhe 30 janë në kërkim.Po kështu Prençi shtoi se hetimet e veprave penale të korrupsionit janë shtrirë edhe në sekuestrimin e raseteve që kanë rrjedhur nga kjo veprimtari. Vlera e këtyre aseteve të sekuestruara shkon deri në 1.000.000 Euro, të cilat janë llogari bankare, pasuri të patundshme. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ahmet Prençi, në analizën e punës së Departamentit të Hetimit të Krimeve për vitin 2008, kërkoi më shumë angazhim në drejtim të identifikimit dhe sekuestrimit të pronave të vëna si pasojë e aktiviteteve kriminale.